Ish-sekretari i NATO-s: Destabilizimi, ndikimi i Rusisë në Ballkan

26th May 2000 NATO Secretary General, Lord Robertson, during an interview with the Glasgow Herald. Neg: 17627- 31

Ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, George Robertson, në samitin “The Western Balkans 2024”, përtej aspektit të bashkëpunimit ndërshtetëror e ekonomik, ka bërë thirrje për vëmendje të veprime të Rusisë në raport me Ballkanin Perëndimor.

“Samiti i Washingtonit duhet gjithashtu të përballet me faktin se derisa tensioni po fokusohet në atë çfarë po bën Rusia në Ukrainë, gjithashtu duhet të shoh se çfarë po bëjë Rusia në Ballkanin Perëndimor. Keqinformimi, destabilizimi, shkatërrimi të gjitha këto janë instrumente të Rusisë”, ka potencuar ai.

Ish-sekretari Robertson ka thënë se instrumente të Rusisë janë edhe organizimi i bandave kriminale.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme të theksohet se përfshirja e bashkësisë ndërkombëtare ishte një bazë shumë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe se prosperiteti ekonomik i këtij vendi dhe i të tjerëve mund të ndërtohet”, ka thënë ai, duke marrë shembull rastin e Kosovës.