Tentim vrasje në Lipjan, persona të panjohur gjuajnë me armë e granata dore

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të tentim vrasjes në Lipjan. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 2 qershor në ora 23:45.

“Vrasje në tentativë. Lipjan / 02.06.2024 – 23:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë hedhur dy granata dore në drejtim të një makinerie dhe kontejneri, ku si pasojë janë shkaktuar dëme materiale”, thuhet në raport.

Tutje në njoftim thuhet se në vendngjarje janë gjetur dy siguresa të granatës së dorës, teksa rasti është duke u hetuar nga organet e rendit.