Bislimi takohet me Gjeloshajn, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi mirëpriti Zëvendëskryeministrin për Politika Ekonomike të Malit të Zi, Nik Gjeloshaj.

Sipas njoftimit të Qeverisë, gjatë takimit u diskutua mbi marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi si dhe mundësitë për të thelluar edhe më tej bashkëpunimit

“U nënvizua rëndësia e ndërtimit të urave të reja të bashkëpunimit, e ku u veçuan dhe projektet e ndryshme infrastrukturore.

Procesi i integrimit evropian dhe orientimi i qartë e i palëkundur për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ishte dhe një prej temave të cekura në bashkëbisedim. U trajtuan dhe situata aktuale në vend, raportet e mira ndërfqinjësore dhe çështjet rajonale”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu u tha se duke e falënderuar përzemërsisht për takimin, bisedën e pikëpamjet e shkëmbyera, zëvendëskryeministri Bislimi i dëshiroi sukses e qëndrim të frytshëm në Kosovë zëvendëskryeministrit Gjeloshaj.