Zbulimi më i madh i kokainës i të gjitha kohërave ne Gjermani, kapen 35 ton, vlera 30 miliardë euro

Autoritetet policore gjermane kanë kapur sasinë më të madhe të kokainës në historinë e tyre. 35 ton kokainë janë kapur në portin e Hamburgut.

Një pjesë e kokainës ishte fshehur në arkat e frutave midis ananasit. Shtatë persona janë arrestuar fillimisht në këtë aksion, shkruan Indeksonline.

Pas kapjes së drogës policia ka zhvilluar bastisje të gjerë në Bon, Këln, Leverkusen, Wachtberg në rrethin Rhein-Sieg, Oderland, Frankfurt e Mynih.

Operacioni i koduar u quajtur “Plexus”.

Vlera e kapur është rreth 30 miliardë euro.