Prishtina Football Fest risjell emocionet e Europianit në sheshin “Xhorxh Bush”

Prishtina Football Fest, në bashkëpunim me Artmotion – Transmetuesi zyrtar dhe i vetëm i Euro 2024, organizon ngjarjen e vitit, tashmë traditë shumëvjeçare e KD Events & Communications, me organizime unike dhe madhështore në zemër të Prishtinës, në një skenë gjigante dhe spektakolare në Sheshin “Xhorxh Bush”. 

Me një përvojë 12 vjeçare në organizimin e transmetimeve të drejtpërdrejta, duke përfshirë “EURO 2020”, “EURO 2016” dhe të gjitha ngjarjet sportive nga viti 2012 deri në vitin 2021 në sheshet e Prishtinës, si dhe atmosferën e papërshkrushme në secilën ngjarje, KD Events & Communications ju fton nga data 14 qershor që t’i bashkoheni festës së madhe që do të organizohet gjatë gjithë Kampionatit. Në çdo event të organizuar nga Prishtina Football Fest, hyrja për qytetarët është gjithmonë falas, për të festuar të gjithë së bashku. 

Nga data 14 qershor deri më datën 14 korrik, do të transmetohen 51 ndeshje gjatë gjithë Kampionatit Evropian. Në përkrahje të Kombëtares sonë Shqiptare, ju presin super emocione në të gjitha ndeshjet, me një atmosferë si asnjëherë më parë dhe shumë surpriza tjera.