Limaj në Parlamentin e Shqipërisë, nderohet për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës

Kryetari i Nsimës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, së bashku me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe anëtaren e kryesisë së Nismës, Xhevahire Izmaku, kanë marrë pjesë në shënimin e 80-vjetorit të gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, që nisi në qershor të vitit 1944.

Në këtë ngjarje të rëndësisë së veçantë, që u zhvillua në sallën e Parlamentit të Shqipërisë, dhe që u bë me ftesë të deputetit shqiptar Shpëtim Idrizi dhe Shoqatës Patriotike “ÇAMËRIA”, para gjithë të pranishmëve nga të gjitha trevat shqiptar, një fjalë rasti, mbaji kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili tha se, kjo është njëra prej ngjarjeve më të rënda të popullit shqiptar, ku edhe pas kaq vitesh në secilën familje shqiptare kjo ngjarje, kjo histori e rëndë përjetohet me dhimbje të madhe, mu për faktin se popullata çame kishte përjetuar tmerrin e depërtimit dhe të shpërnguljes me dhunë.