Gjenden 2 granata dore në një objekt të braktisur në Graçanicë

Janë gjetur 2 granata dore  gjatë kryerjes së punimeve, në një objekt të braktisur në Graçanicë.  Granatat janë tërhequr nga njësitët e FSK-së dhe KFOR-it.

“Graçanicë 10.06.2024 15:38. Gjatë kryerjes së punimeve në një objekt të braktisur, janë gjetur dy mjete të dyshimta (granata dore), të cilat janë tërhequr nga njësitet e FSK-se dhe KFOR-it në mënyrë të sigurt”, thuhet në raportin e policisë.