Rasti “Albkings”, krijuesi i grupit dhe një femër në mesin e shtatë të arrestuarve

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se është mbyllur përfundimisht grupi famëkeq i njohur në opinion si “Albkings”, i cili funksiononte në rrjetin social “Telegram”, e ku shpërndaheshin fotografi intime e numra të telefonave kryesisht të vajzave, me qëllim shqetësimin e ngacmimin seksual.

Deri më tani për këtë rast janë arrestuar arrestuar 7 persona, tre prej të cilëve janë administratorë të këtij grupi.

Në mesin e të arrestuarve është edhe F.P i cili është edhe administratori kryesor dhe krijuesi i këtij grupi. I njëjti u arrestua më 23 maj 2024 pas veprimeve të vazhdueshme hetimore.

Ndaj të njëjtit është parashtruar kërkesa për paraburgim dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji nga ana e gjykatës.

Kështu bëri të ditur zëvendësprokurorja Erza Bajrami-Kastrati në një konferencë për media.