Shqipëria U21 e publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e qershorit

Shqipërinë U-21 e presin dy ndeshje gjatë muajit qershor. Fillimisht, më datën 7, kuq e zinjtë e zhvillojnë ndeshjen e shtyrë ndaj Malit të Zi U-21, e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2025”.

Ky takim u ndërpre më datë 21 nëntor për shkak të kushteve atmosferike dhe do të rinisë nga minuta e 27-të.

Më pas, më 11 qershor, U21-shat do të luajnë miqësoren me Lihtenshtejnin.

E në prag të këtyre dy takime, përzgjedhësi Alban Bushi ka publikuar listën me emrat e 23 lojtarëve të ftuar.

13-të lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, kurse pjesa tjetër aktivizohen në kampionatet jashtë vendit.