Kërkohet barazi në ndarjen e punëve mes burrave dhe grave

UNFPA dhe Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm ka lansuar projektin “Më shumë zgjedhje: Politikat e përgjegjshme gjinore për familjen për sektorin privat në Kosovë – Faza 2”. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka theksuar se sot po zyrtarizohet nisja e fazës së dytë të një projekti me rëndësi të madhe.

Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca ka deklaruar se agjenda e drejtë është e bazuar mbi principin e ndarjes së barabartë në familje.

“Ndarja e pabarabartë e punës në kurriz të grave dhe vajzave ua merr kohën që u takon, e që është këputje e karrierës, kreativitetit e prodhimit”, ka thënë ai.

Ndërsa, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka theksuar se qeveria aktuale është duke punuar në zgjidhjen e barazisë gjinore, njohjen e punës së gruas në familje dhe ndryshimin e legjislacionit të lidhur me këto çështje.

Mulhaxha-Kollçaku, ka thënë se sipas agjendës së qeverisë, aktuale janë duke u ndryshuar disa ligje.

Shefja Zyrës austriake për zhvillim, Sandra Horina, është shprehur e lumtur me përkushtimin politik që të ndiqen reforma legjislative në këtë fushë.

“Ne jemi mbledhur këtu për shkak se ekziston 20% e grave të këtij vendi marrin pjesë në bendin e punës ndërsa në rajon 40%, e për dallim në Kosovë populli jeton 60% në zona rurale, e dimë që politika familjare ndikojnë në ato zona të ndikuara nga varfëria. Ato gra duhet të marrin vendim nëse duan të marrin pune ose të kujdesen për familjen, shpresojmë që me këtë projekt do ecim para ne këtë drejtim. 7 kompani kanë qenë, një prej tyre është gjirafa dhe disa t’i falënderoj për politikat e tyre ndaj familjes”, ka thënë Horina.

Kurse, Visare Mujko-Nimani, shefe e zyrës se UNFPA-së në Kosovë, ka deklaruar se duke adresuar normat e ndryshme shoqërore mund të ç’rrënjosim sterotipet mes burrit dhe gruas brenda familjes.

Në hollin e Kuvendit u shfaq një ekspozitë e ndërlidhur me temën e trajtuar në këtë projekt.