Plagosja në Prizren, policia bastisë shtëpitë, njëri i dyshuar arrestohet

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prizren.

Siç bëhet e ditur nga policia viktima ka raportuar në polici se derisa ishte së bashku me dy persona, pas një mosmarrëveshje janë sulmuar me mjete të forta si dhe me armë zjarri, nga tetë të dyshuar.

Dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas njëri nga ta është liruar, ndërsa tjetri është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit është bërë bastisja në dy lokacione, ku gjatë kontrollit është hasur dhe arrestuar njëri nga të dyshuarit meshkuj kosovarë, po ashtu është hasur dhe një kamionetë që dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës ku brenda saj janë gjetur dhe konfiskuar 37 fishekë që dyshohet të jenë të armës me gaz.

I dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është klasifikuar si vrasje në tentativë.

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ishte së bashku me dy viktimat meshkuj kosovarë, pas një mosmarrëveshje janë sulmuar me mjete të forta si dhe me armë zjarri, nga tetë të dyshuar meshkuj kosovarë. Dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas njëri nga ta është liruar, ndërsa tjetri është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm. Në vendin e ngjarjes në dy lokacione janë gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja. Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në dy lokacione, ku gjatë kontrollit është hasur dhe arrestuar njëri nga të dyshuarit meshkuj kosovarë, po ashtu është hasur dhe një kamionetë që dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës ku brenda saj janë gjetur dhe konfiskuar 37 fishekë që dyshohet të jenë të armës me gaz. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.