Policia sekuestron afër 500 kilogramë duhan të kontrabanduar

Policia e Kosovës ka sekuestruar 487.5 kilogramë duhan që dyshohet të jetë i kontrabanduar. 
Sasia e duhanit është gjetur në një automjet në fshatin Krivenik të Hanit të Elezit.

Sipas Policisë drejtuesi i automjetit me të parë se është vërejtur nga patrulla e Poliisë ka braktisur automjetin dhe ka ikur në drejtim të territorit të Maqedonisë së Veriut.

“Policia ka tërhequr automjetin me targa të dhe Maqedonisë së Veriut dhe gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuar: 360 pako x 800 gr = 288 kg, të llojit lord,  79 pako x 500  gr = 39.5 kg, të llojit  marlboro, 60 pako x 500   gr = 30 kg, të llojit lord, 60 pako x 500   gr = 30 kg të llojit dunhill, 80 pako x 500  gr = 40 kg të llojit davidof, 80 pako x 500   gr = 40 kg të llojit ëest, 20 pako x 500   gr = 10 kg të llojit royal dhe 20 pako x 500 gr = 10 kg të llojit virginia”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Duhani i sekuestruar thuhet se ka qenë i gatshëm për treg ndërkohë që vlera e malit dhe e akcizës mbetet të përcaktohet nga Dogana e Kosovës.

“Malli dyshohet të jetë sjellë kontrabandë nga Maqedonia e Veriut përmes rrugëve malore. Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, ku me urdhër të tij, malli i kontrabandë dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor- Hani i Elezit”, thuhet në njoftimin e Policisë.