Juventusi është afër ta rrëmbejë futbollistin e rivalëve nga Serie A

Skuadra e Juventusit është vetëm një hap larg nënshkrimit me sulmuesin anësor të Lazios, Felipe Anderson.

30 vjeçari do të largohet si futbollist i lirë nga lacianët, pasi nuk do ta vazhdoj kontratën që i skadon në fund të këtij edicioni.

Anderson ka qenë i pakënaqur me ofertën për kontratën e re që ka marr nga presidenti Claudio Lotito.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, palët kanë arritur një marrëveshje verbale.

Romano shton se pasi të jenë zgjidhur detajet përfundimtare, braziliani do të nënshkruajë marrëveshjen e tij me “Zonjën e Vjetër”.

30-vjeçari pritet të marrë një kontratë katërvjeçare me vlerë rreth 4 milionë euro neto në sezon plus bonuse, një rritje e madhe në krahasim me marrëveshjen e tij aktuale me Lazion.

Forma e tij në kryeqytetin italian ka zhgënjyer këtë sezon, duke arritur vetëm tre gola dhe gjashtë asistime në 31 ndeshje të ligës.