Kuvendi i Kosovës nesë do të mbajë seancë plenare.
Seanca pritet të fillojë në ora 10:00.
Në rend dite pritet të shqyrtohen 11 pika.
Rendi i ditës:
- Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për shkarkimin e kryesueses dhe anëtarët e Bordit të Komisionit për Pavarur për Miniera dhe Minerale,
2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-125 për Pronën Publike,
3.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-168 për Prokurorinë Speciale,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.
5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/-L-187 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr.08/L-032 të Procedurës Penale.
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-194 për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovë,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-245 për artin dhe kulturën.
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-241 për vlerësimin strategjik mjedisor,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-242 për performancën energjetike të ndërtesave.
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-246 për administrimin e ndërtesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi.
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-240 për Agjencinë e Regjistrimit Civil.