Manchester United ka pasur një fillim sezoni me shumë ulje e ngritje.
Kjo për faktin se Djajtë e Kuq kanë vuajtur shumë edhe nga mungesat e futbollistëve, shkaku i lëndimeve, kartonëve dhe problemeve të tjera ne klub
Trajneri i United, Erik Ten Hag e di se skuadra po çalon në mbrojtje dhe dëshiron të përforcohet në këtë repart ne afatin kalimtar te Janarit
Team Talk ka raportuar se Ten Hag tanimë ka njoftuar drejtuesit e klubit me lojtarin që dëshiron ta ketë në skuadër që nga janari.
Qendërmbrojtësi anglez Marc Guehi është objektivi i Djajve të Kuq, me anglezin që ka shkëlqyer sezoneve të fundit me fanellën e Crystal Palace.
23-vjeçari iu bashkua Palace në verën e vitit 2021 nga Chelsea për 23 milionë euro, derisa falë shkëlqimit të tij United është gati të shpenzojë 70 milionë euro për ta transferuar ate ne skuadren e tyre