Qytetarët llapjanë janë duke u përballur me reduktime enorme të ujit të pijshëm.
Llapi.info ka pranuar dhjetëra ankesa.
Përkundër faktit që ditë më parë e gjithë Kosova u përmbyt nga vërshimet si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut – llapjanët po përballen me mungesë të ujit.
Këto reduktime që nisën nga muaji prill, zgjatën gjithë verën, të njëjtat po zgjasin edhe tani.
Uji ndalet në orët e hershme të mëngjesit, dhe nuk lëshohet gjer në mbrëmje. Komunarët heshtin, asnjë reagim.
Reduktimet më të shpeshta po ndodhin në rrugën “Skënderbeu”, rrugën “Qëndresa” dhe “Rashit Ajvazi”.
E, e diela e fundit po del të jetë më e zorshmja. Uji, fillimisht ishte ndalur rreth orës 09:00, për të vazhduar me reduktime deri në ora 15:00. Nuk është kjo e gjitha, qytetarët që jetojnë në këto zonat e lartcekura, janë përballur me mungesë të ujit edhe pas orës 19:00 – e që edhe tani nuk ka ujë të pijshëm nga Ujësjellësi./Llapi.info