Këngëtarja e njohur shqiptare, Manjola Nallbani, këto ditë ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo është aktualisht në New York City, ku ka performuar për komunitetin shqiptar atje në kuadër të festës së flamurit.
Nallbani ka pasur rastin që të takohet nga afër edhe me Kryetarin e Komunës së New Yorkut, Eric Adams.
Manjola Nallbani përndryshe në dhjetor pritet të kthehet në Shqipëri, ku do të bëhet gati për të konkurruar për edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.
Në rast se zgjidhet fituese e këtij të fundit, ajo do të fitojë biletën e përfaqësimit të Shqipërisë në “Eurovision 2023”. /Telegrafi/