Ka përfunduar gjykimi ndaj 11 të akuzuarve për rastin e shpërthimeve në lokalin e berberit “Riza Hair Salon” dhe “Missini”

Trupi gjykues ka shpallur aktgjykimin për këtë rast.

Sipas Gjykatës i akuzuari Lundrim Beiqiri shpallet fajtor për posedim të paautorizuar të narkotikëve  me kohëzgjatje prej 4 muaj dhe dënim dhe me gjobë në vlerë prej 500 euro.

Bekë Salihaj, Adhurim Krasniqi Shtytja, Valdrin Beqiri në kryerjen e veprës penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, shpallen fajtor secili veç e veç ne dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 vjet.

Arianit Pllana për veprën penale të  detyrimit është dënuar me gjobe 1 mije euro dhe dënim me 1 vit burgim,  shkaktim i rrezikut të përgjithshëm  është dënuar me 3 vjet kurse për  deklarim të rrem me 1 vit e 3 muaj. Dënim unik i është shqiptuar gjobë 1 mije euro , burg 4 vite e 10 muaj.

Adnan Murtezaj ndihmë ne kryerjen e veprës penale shkaktim i rrezikut te përgjithshme, 2 vjet e 6 muaj ,

Fidan Cakolli, Gentrit Ismajli, Diar Raç , bashkëkryerje shkaktim i rrezikut te përgjithshëm me 3  vjet secili veç e veç

Ndërkohë i akuzuari Lundrim Begiri, Egzon Cakolli dhe Kreshnik Kurti u liruan nga akuza pasi është provuar se te njëjtit kane kryer veprën penale.

Kujtojmë se në këtë rast të akuzuar janë: Adhurim Krasniqi, Valdrin Beqiri, Adnan Murtezi, Fidan Canolli, Lundrin Beqiri, Bekë Salihaj, Arianit Pllana, Kreshnik Kurti, Gentrit Ismajli, Diar Raçi dhe Egzon Cakolli.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale e cila përfaqësohet nga prokurori Burim Çerkini, në mesin e vitit 2022, të akuzuarit kanë marrë pjesë në me veprimet e tyre kanë marrë pjesë në veprimtarinë kriminale të grupit për përfitime pasurore të kundërligjshme apo për qëllime të grupit për të kryer një apo më shumë vepra penale.