Hill: Serbisë s`do t’i kërkohet njohja de jure e Kosovës për të hyrë në BE

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka theksuar se Bashkimi Evropian nuk do të kërkojë nga Beogradi zyrtar që ta njohë de jure pavarësinë e Kosovës, si kusht për anëtarësim në union.

Ambasadori Hill ka thënë për edicionin e sotëm të të përjavshmes “NIN” se përfaqësuesit e BE-së duan paqe dhe siguri në rajon, dhe sigurisht mes Kosovës dhe Serbisë.

“Mendoj se ata kanë thënë shumë qartë se ka anëtarë të BE-së që nuk e njohin Kosovën, kështu që çështja e vërtetë është të përpiqemi të arrijmë normalizimin ku ata kufij nuk do të jenë kufij që ndajnë, por kufij që bashkojnë”, ka thënë Hill.

Diplomatit amerikan duke komentuar “Kuvendin Gjithëserb”, ka thënë se ishte ngjarje e madhe me folklor