Nuk kalon asnjë projektligj në Komisionin për Integrime Evropiane, i cili u mbajt sot në Kuvendin e Kosovës, ku në rend dite ishin disa pika ndër të cilat edhe: Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë.
Kryetarja e Komisionit, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se këto projektligje nuk janë të rregulluar në mënyrë specifike me legjislacionin e BE-së.
“Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. Ka për qëllim ndryshimin dhe plotësimin për noteri. Ky projektligj nuk rregullon në mënyre specifike me legjislacionin e BE”, ka thënë ajo.
Krasniqi ka thënë se Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, se nuk është në mënyrë specifike i rregulluar me legjislacionin e BE.
Ajo ka shtuar se për këtë projektligj nuk janë marr parasysh as një propozim dhe rekomandim i BE-së për të cilin tha se ka pranuar edhe një email nga zyra e BE në Kosovë të cilët janë shprehur të shqetësuar.
“Shqyrtimi i Projektligjit ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. Ky projektligj nuk është i rregulluar në mënyrë specifike me legjislacionin e BE. Janë dhënë propozime dhe rekomandime nga BE-ja por që nuk janë marr parasysh nga komisioni funksional. Kam edhe një email nga ambasadori Sozynog për mos përfshirjen e propozimeve dhe rekomandimeve të BE-së”.