Kurti udhëton për në Turqi, takohet me Erdoganin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, dhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi ka udhëtuar mbrëmë drejt Turqisë.

Në Ankara, kryeministri Kurti do të mirëpritet nga presidenti i R Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, si dhe do të takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, njofton qeveria.

Sipas njoftimit, qëndrimin në Turqi, kryeministri Kurti do ta vijojë në Stamboll, ku do të marrë pjesë në forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.