AIP nënshkruan memorandum bashkëpunimin me Kroacinë

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) në Kosovë njofton se ka nënshkrua memorandum bashkëpunimi mes me Agjencinë për Mbrojtjen e te dhënave Personale në Kroaci .

Bëhet e ditur se memorandumi i bashkëpunimit mes dy autoriteteve, mundëson shkëmbimin e informacionit mes Agjencisë për Informim dhe Privatësi në Kosovë dhe Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Kroaci për praktikat më të mira mbi zbatimin e standardeve evropiane për mbrojtjen e të  dhënave personale

“Komisionerja e Agjencisë  për Informim dhe Privatësi Krenare Sogojeva Dermaku  dhe  Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të dhënave Personale në Kroaci, Zdravko Vukic  kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për shkëmbimin e përvojave në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale mes dy vendeve.  Aktiviteti u organizua me mbështetjen e Community Development Fund – CDF, zbatuar nga Organizata Jo-Qeveritare, Lëvizja FOL,  në kuadër të  vizitës studimore në Agjencinë Kroate për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në të cilën po marrin pjesë  Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dermaku, Drejtorja e Përgjithshme e AIP-së, znj. Lumnije Demi, Drejtorja e Lëvizjes FOL znj. Mexhide Demolli-Nimani dhe Menaxherja e Programeve në FOL znj. Nora Bajrami”, njofton AIP. 

Gjithashtu bëhet e ditur se memorandumi i bashkëpunimit mes dy autoriteteve,  mundëson shkëmbimin e informatave mes Agjencisë për Informim dhe Privatësi në Kosovë dhe Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Kroaci për praktikat më të mira mbi zbatimin e standardeve evropiane për mbrojtjen e të  dhënave personale.

“Duke pranuar se mbrojtja e të dhënave personale siguron respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, veçanërisht të drejtën për privatësi dhe mosndërhyrje në jetën personale,  duke aplikuar standarde  të larta ndërkombëtare, Komisionerja e AIP-së, Krenare Sogojeva- Dermaku dhe Drejtori i Autoritetit kroat për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Zdravko Vukic u zotuan për bashkëpunim të ndërsjellë në shkëmbimin e ekspertëve, programe trajnimi dhe vizita sudimore, fushata ndërgjegjësimi dhe aktivitete të tjera me interes të përbashkët”, thuhet pos tjerash në njoftim.