Qyteti i Podujevës kohët e fundit është bërë destinacion për vizitë dhe pushime nga mijëra persona anekënd Kosovës, por edhe nga diaspora.
Përveç tyre, edhe artistë të njohur i kanë shtuar vizitat e tyre në qytetin tonë.
Një nga arsyet është edhe ndërtimi i hotelit me pesë yje në Shamalluk të Podujevës – “Iliria Hill Resort”.
Së fundmi për ta vizituar këtë hotel në Podujevë ka qenë edhe aktori i njohur, Naser Rafuna – i njohur si “Xhek Setra”.
Ai ka publikuar fotografi nga vizita e bërë në Podujevë ku ka treguar edhe përshtypjet e mira që i ka lënë qyteti jonë.