Një rast i dhunës në familje është raportuar ditën e Bajramit në Podujevë.
Sipas njoftimit të policisë, një burrë ka rrahur gruan e tij dhe për shkak të dhunës kjo e fundit ka marrë trajtim mjekësor.
I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Podujevë / 10.04.2024 – 02:00. Ankuesja femër shtetase e huaj ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.