Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se ka liruar nga detyra e drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim Balaj.
Sipas njoftimit të Bulliqit, kjo u bë me kërkesë të Balajt – për shkak të angazhimeve të tij të tjera profesionale.
Shkrimi i plotë:
Me kërkesë të Drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim Balaj sot e kam liruar nga detyra e drejtorit për shkak se ai do të vazhdojë me angazhime të tjera profesionale.
Pajtimin e falënderova për angazhimin dhe kontributin e çmuar që ka dhënë në këtë dikaster, si dhe i dëshirova shumë suksese në jetën profesionale.