Juve e mendon shkëmbimin Chiesa-Greenwood

Klubi italian, Juventus raportohet se është i interesuar shkëmbimin Federico Chiesa-s me sulmuesin e Manchester United, Mason Greenwood.

Greenwood në sezonin e fundit luajti tek Getafe në formë huazimi nga ‘Djajtë e Kuq’.

Falë performancës së lartë të Greenwood, tashmë disa klube evropiane janë futur në garë për shërbimet e tij përfshirë edhe gjigantin italian, Juventus.

Sipas medieve italiane, Man United kërkon 40 milionë euro për talentin e tyre.

Por, tek Juve kjo shifër duket e lartë. ‘Zonja e Vjetër’ thuhet së është e gatshme të sakrifikojë Chiesa-n për Greenwood.

Ndryshe, Chiesa kërkohet edhe nga Napoli.