UEFA-ja zbulon gjyqtarin që do e ndajë drejtësinë në ndeshjen Shqipëri – Itali

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europa, UEFA-ja ka zbuluar gjyqtarin e ndeshjes Shqipëri – Itali.

Drejtësinë në këtë takim do e ndajë gjyqtari gjerman, Felix Zwayer.

Zwayeri si asistent do t’i ketë bashkëvendësit e tij, Stefan Lupp dhe Marco Achmulleri. Kurse si gjyqtar i katër do të jetë, Daniel Siberti.

Në dhomën e VAR-it është Bastian Dankert.

Kujtojmë se ndeshja midis Shqipërisë dhe Italisë do të zhvillohet të shtunën nga ora 21:00 në stadiumin “Iduna Park”.