Skuadra italiane i prin garës për transferimin e Rey Manaj

Rey Manaj zhvilloi sezonin më të mirë të karrierës këtë edicion me fanellën e Sivassporit në kampionatin turk.

Manaj realizoi 18 gola dhe përfundoi i treti në listën e realizatorëve në Ligë, pas sulmuesve si Icardi e Dzeko.

Këto statistika të mira të tij, kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve të njohura evropiane.

Sulmuesi lushnjar ka gjasa të mëdha të largohet nga toka turke.

Listës për ta transferuar Manajn i prin Lazio, që është gati të paguajë 15 milionë euro.

Sivasspori e ka bërë të qartë se vetëm një shifër e tillë mund ta kënaqë, por tani në mes është dhe kampionati europian.

Në Turqi e dinë mirë se një performancë e mirë në Gjermani do ia rriste dhe më tepër vlerën Manajt.

Manaj ka luajtur dhe më parë në Serie A, teksa është një prodhim i akademisë së Interit.