Sancho kërkohet nga gjiganti italian

Serie A mund të jetë destinacioni i ardhshëm i anglezit Jadon Sancho.

Sipas medieve italiane, Juventusi është i interesuar për mesfushorin anglez, i cili në gjysmën e sezonit të fundit ishte pjesë skuadrës gjermane, Borussia Dortmund i huazuar nga Manchester United.

‘Zonja e Vjetër’ synon që gjatë kësaj verë, të firmos me Sanchon pasi që Borussia Dortmund nuk ka gjasa të paguajë çmimin prej 40 milionë aq sa kërkon Manchester United.

24-vjeçari shkëlqeu tek ‘milionerët’ e Gjermanisë, por siç raportohet, Dortmundi nuk ka para për të blerë kartonin e përhershëm të lojtarit.

Juve është duke e vëzhguar me kujdes situatën e anglezit të cilin do të provojë që të transferojë në Torino.

Krerët e Juvës mësohet se janë duke përgatitur ofertën për Sancho-n.