Rohde: Kosova është histori suksesi

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, ka vlerësuar se 25 vjet pas çlirimit, Kosova është histori suksesi e Perëndimit. Rohde në “X” ka shkruar se Gjermania mbetet një ndër partneret më të afërta të Kosovës.

“Para 25 vitesh filloi misioni i KFOR-it të NATO-s. Për ta cituar ish-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Lord Robertson: ‘Qëllimi ishte largimi i forcave të Millosheviqit, hyrja e NATO-s dhe kthimi i refugjatëve’. Misioni u krye. Kosova deklaroi Pavarësinë në vitin 2008 dhe është një histori suksesi. Gjermania është dhe mbetet ndër partnerët më të afërt të Kosovës”, ka shkruar Rohde.