Refuzohet oferta e Man Unitedit për Neves, ja sa kërkon Benfica

Joao Neves i Benfica-s ditëve të fundit është i lidhur me Manchester United.

Sipas medieve britanike, ylli i Benficas, ka një klauzolë lirimi prej 120 milionë eurosh.

Manchester United thuhet se tashmë ka dorëzuar tek klubi portugez një ofertë prej 60 milionë euro për mesfushorin, por drejtori i Benfica-s, Rui Costa e refuzoi atë.

Costa siç raportohet, nuk do të negociojë me asnjë klub për shumën nën 100 milionë euro.

Ndryshe, Neves kërkohet edhe nga Chelsea, Manchester City, Liverpool, PSG dhe Bayern Munich, por ‘Djajtë e Kuq’ mësohet së janë favorit për të transferuar Neves-in gjatë kësaj verë.