Paulo Fonseca, trajner i Milanit

Paulo Fonseca do të jetë trajner i ri i AC Milanit.

Negociatat  mes skuadrës ‘Rossonere’ dhe ish-trajnerit të Lillës, kanë nisur prej ditësh dhe siç raportohet, marrëveshja mes dy palëve është arritur.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Fonseca do të jetë trajner i ri i milanistëve.

“Paulo Fonseca do të jetë trajner i ri i Milanit. Të gjitha kontratat janë nënshkruar”, ka shkruar eksperti Romano.

Fonseca do të jetë pasues i Stefano Piolit, i cili në fund të sezonit që lamë prapa ishte shkarkuar nga Milani.