Mediet britanike: Ten Hag mbetet në krye të Manchester United-it

Pavarësisht rezultateve jo të mira të Manchester Unitedit në sezonin që lamë prapa, megjithatë, holandezi Erik Ten Hag do të mbetet në krye të bankinës së skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm.

Sipas medieve britanike, tashmë është arritur marrëveshja mes dy palëve për vazhdimin e ‘martesës’.

Tekniku holandez me ‘Djajtë e Kuq’ ka kontratë deri në qershorin e ardhshëm me opsion edhe për vit tjetër.

Por, siç raportohet, shumë shpejtë palët do të ulen për të zgjatur marrëveshjen.