Lajm i mirë për Shqipërinë, Fagioli në dyshim për sfidën e së shtunës

Një lajm i mirë vjen për Kombëtaren e Shqipërisë në prag të ndeshjes me Italinë.

Kuqezinjtë dhe Italia do të përballen të shtunën mbrëma në Dortmund në ndeshjen e parë të Evropianit ‘Gjermani 2024’.

Mesfushori Nicolo Fagioli sipas medieve italiane, është në dyshim për duelin me Shqipërinë.

Futbollisti i Juventusit, ka pësuar një lëndim dhe siç  ‘Sportmediaset’, lojtari mund të mos jetë i pranishëm mbrëmjen e së shtunës kundër skuadrës kuqezi.

Sfida mes Italisë dhe Shqipërisë fillon në orën 21:00.

Kujtojmë së Shqipëria përveç Italisë në grup e ka edhe Spanjën dhe Kroacinë.