Kosova po shënon 25-vjetorin e çlirimit nga okupimi i Serbisë, ndërsa në nderim të kësaj dite po mbahen aktivitete të shumta.

Në mesditë po mbahet ngjarja kryesore, ajo e parakalimit të njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës.

Në ceremoninë me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të pranishëm janë edhe miq të Kosovës, si William Walker, George Robertson, Stipe Mesiq e shumë të tjerë.

E në parakalimin e njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës do të ekspozohen sisteme armatimi që deri më tash nuk janë parë nga publiku.