Fillon parakalimi i njësive të FSK-së dhe Policisë së Kosovës

Për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, në orën 12:00 filloi parakalimi i njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës.

1500 do të jetë numri i pjesëtarëve të FSK-së që do të parakalojnë në shesh me rastin e përvjetorit të Ditës së Çlirimit..

Në këtë parakalim marrin pjesë krerët e shtetit, deputet e ministria, si dhe personalitete të ftuar.

Sot shënohet 25-vjetori, Dita e çlirimit të Kosovës. Ky përvjetor po shënohet me aktivitetet e shumta.