Osmani i jep një gur të kristaltë Tony Blair-it

Presidentja Vjosa Osmani i ka dhuruar një gur të kristalit mikut të Kosovës, Tony Blair. Osmani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka falënderuar familjen e presidentit Ibrahim Rugova, për përzgjedhjen dhe dhurimin e gurit.

“Një gur kristali për mikun e madh të Kosovës Tony Blair, për të vazhduar traditën e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova. Faleminderit familjes Rugova për përzgjedhjen dhe dhurimin e gurit”, ka shkruar Osmani në Facebook.