Mjekë izraelitë nga spitali i njohur botëror vizitojnë Kosovën

Në kuadër të angazhimeve për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave në fushën e shëndetësisë mes Izraelit dhe Kosovës, ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv, ka shoqëruar sida mjekë izraelitë nga spitali i njohur botëror ‘Sheba’.

Bëhet e ditur se ajo me këtë rast shoqërojë, Dr. Yoel Har-Even, zëvendës-president për Çështje Globale në Divizionin Global të spitalit Sheba Tel HaShomer, dhe Mika Amram, drejtore e Shërbimeve Globale të Pacientëve në spitalin Sheba Tel HaShomer, gjatë vizitës së tyre të punës në Kosovë.

Spitali ‘Sheba’ është renditur si spitali i 9-të më i miri në botë nga “Newsweek. U diskutuan tema të shumta, me fokus të posaçëm në trajnimin e personelit mjekësor. Për mikpritjen e tyre, ambasadorja Ziv ka falënderuar Dr. Arben Vitinë, Ministër i Shëndetësisë, Dr. Dafina Gexha-Bunjakun, Zëvendësministre e Shëndetësisë, z. Elvir Azizin, e shumë të tjerë”, thuhet pos tjerash në njoftim.

Gjithashtu bëhet e ditur se ambasadorja Ziv ka falënderuar edhe Roy Roznek, Konsullin e Nderit të Kosovës në Izrael, i cili gjithashtu iu bashkua takimeve.