Arrestohet një rus në Zveçan, kishte hyrë ilegalisht në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një rus në fshatin Grizhan të Zveçanit.

Sipas policisë i njëjti është arrestuar pasi që gjatë legjitimimit të dokumenteve dhe verifikimit në sistem hyrje-dalje kufitare, i dyshuari nuk figuron se ka hyrë në RKS në mënyrë të rregullt.

Ai është arrestuar në mëngjesin e së premtes.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.