Podujevë; Nisin procedurat për ndërtimin e çerdhes në Kërpimeh

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se kanë nisur procedurat e prokurimit për ndërtimin e çerdhes në fshatin Kërpimeh.

Çerdhja do të ndërtohet në objektin e vjetër të shkollës fillore “Hamit Sejdiu”.

Për këtë projekt janë ndarë 150 mijë euro.

Shkrimi i plotë i Shpejtim Bulliqit

Ky është objekti i vjetër i shkollës “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh . Këtë objekt nuk po e rrënojmë, por po e restaurojmë tërësisht dhe po e shndërrojmë në çerdhe për fëmijët e kësaj ane. 

Për realizimin e këtij projekti kemi ndarë 150 mijë euro. Në këtë fazë janë duke u zhvilluar procedurat e prokurimit dhe për pak kohë besojmë se do të përmbyllen suksesshëm dhe të fillojnë punimet. 

Po angazhohemi maksimalisht për të realizuar projekte për të gjitha moshat dhe t’i shpërndajmë investimet në të gjitha zonat e Podujevës!