Kurti vjen nesër në Podujevë, kjo është arsyeja

Kryeministri Kurti do ta marrë pjesë në ceremoninë e vënies së gurit themeltar të Shkollës së Mesme Ekonomike në Podujevë

Njoftohen të gjitha mediat se të shtunën, më 8 qershor 2024, në orën 11:00 do të vihet guri themeltar për ndërtimin e objektit të Shkollës së Mesme Ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës – z.Albin Kurti, Kryetari i Komunës së Podujevës – z.Shpejtim Bulliqi, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit – znj.Arbërie Nagavci dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës e zyrtarë komunalë.

Ftohen edhe qytetarët të marrin pjesë në këtë ceremoni!

Vendi: Rruga “Xhemajl Mustafa” – Kompleksi i shkollave të mesme në Komunën e Podujevës (afër Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” dhe Shkollës së Mesme Teknike “Fan S. Noli”).

Koha: E shtunë, 8 qershor 2024, ora 11:00

Info shtesë: Projekti për ndërtimin e objektit të Shkollës së Mesme Ekonomike financohet nga buxheti komunal. Kontrata është dyvjeçare, kurse vlera e projektit është 2,566,649.05 euro.