Boston mposht Dallas-in në sfidën e parë të finaleve në NBA

Seria e finaleve të NBA ka nisur me skuadrën favorite në avantazh.

Boston ka mundur ekipin e Dallas duke kontrolluar të gjithë takimin.

Madje në pjesën e parë, falë Kristaps Porzingis, arritën që të kalonin deri në 28 pikë avantazh.

Në periodën e tretë Dallas mori veten duke regjistruar statistika të pjesshme të rëndësishme (29-9), por Jaylen Brown u gjend gati dhe në momentin e nevojës i dha një shtysë ekipit vendas, i cili u përgjigj duke shënuar 14 pikë radhazi duke anuluar kështu aksionin e skuadrës së Mavs për të rihyrë në lojë.