Aston Villa rikthen Lenglet të Barcelona

Klubi anglez, Aston Villa raportohet se nuk do ta blejë kartonin e përhershëm të Clement Lenglet.

Mbrojtësi francez sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Aston Villës në formë huazimi nga Barcelona.

Klubi anglez, sipas medieve spanjolle, ka vendosur të mos i ofrojë kontratë të përhershme lojtarit.

Mbrojtësi është i destinuar të kthehet te Barça, e cila më pas do të duhet të kërkojë një klub të ri për Lenglet.

Lojtari mund të mbetet tek ‘Blaugranat’ vetëm nëse trajneri i ri i Barcelonës, Hansi Flick vendos ndryshe.

Lenglet me Barçën ka kontratë deri në vitin 2026.