Reagon LVV pas bisedës ndërmjet Kusarit dhe Radoiçiqit: Me neve ai ikë maleve me bisht nën shalë, e nuk zë vend në karriget e zyrës së kryeministrit

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë reaguar pas publikimit të një bisede telefonike, që thuhet të jetë zhvillluar para disa muajsh ndërmjet shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila dhe ish nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Arlind Manxhuka, drejtues i zyrës për media në Lëvizjen Vetëvendosje, thotë se “ata që kanë bërë biznese, koalicione, qeveri e miqësi me Radoiçiqin nuk mund të na bëjnë gjyqin neve sot”.

“Trashëgimia e keqe e tyre nuk bëhet dot mëkat i yni. Ata që kanë bërë biznese, koalicione, qeveri e miqësi me Radoiçiqin nuk mund të na bëjnë gjyqin neve sot. Me neve Radoiçiq ikë maleve me bisht nën shalë, e nuk zë vend në karriget e zyrës së Kryeministrit”, ka theksuar Manxhuka në reagimin e bërë në Facebook.