Osmani uron presidenten e parë grua të Meksikës, e cilëson moment frymëzues

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar zgjedhjen e presidentes së parë grua në Meksikë, Claudia Sheinbaum.

Osmani, në postimin e saj në X, ka thënë se gratë në role udhëheqëse janë frymëzim për botën.

“Në një botë që përballet me shumë sfida, është frymëzuese të shohësh më shumë gra që marrin role udhëheqëse.Shpresoj se presidenca e saj do të ofrojë një mundësi për bashkëpunim të zgjeruar mes vendeve tona.