Flick pranon shitjen e mundshme të De Jong, por vetëm me një ‘kusht’

Trajneri i ri i Barcelonës, Hansi Flick thuhet se ka pranuar shitjen e mesfushorit Frenkie de Jong, por ka kushte për ta lejuar largimin e tij.

Është sërish kjo kohë e vitit – afati kalimtar i verës dhe De Jong po lidhet me një largim nga Barcelona ashtu sikurse në shumë afate kalimtare në të kaluarën.

Këtë herë, mediumi Diario Sport raporton se katalunasit po mendojnë ta shesin holandezin për të rritur financat e tyre.

Sipas gazetës katalunase, Barcelona nuk do të refuzonte një ofertë të mirë nëse arrin për De Jong.