Binaku-Isufi: AKRK ka mbrojtur dhe promovua konkurrencën

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Autoritetit të Konkurrencës të Republikës së Kosovës (AKRK) për vitin 2023, si dhe formon grupet punuese për shqyrtimin e projektligjeve në procedurë.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka shqyrtuar raportin vjetor të Autoritetit të Konkurrencës të Republikës së Kosovës për vitin 2023, si dhe ka formuar grupet punuese për shqyrtimin e projektligjeve në procedurë.

Kryetarja e AKRK-së, Neime Binaku-Isufi, në komision ka theksuar se gjatë vitit 2023, AKRK ka ndërmarr hapa të rëndësishme për të mbrojtur dhe promovua konkurrencën e ndershme në tregjet në gjithë vendin.

“Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar hetime si dhe janë ndërmarr masa administrative. Të gjitha këto për të siguruar një mjedis sa më konkurrues, ekonomik dhe të drejtë në vendin tonë”, ka deklaruar ajo.