Podujevë; Të shtunën do të nis ndërtimi i shkollës së mesme “Isa Boletini”

Kanë nisur përgatitjet për ndërtimin e shkollës së mesme ekonomike “Isa Boletini”, në Podujevë.

Objekti i ri i kësaj shkolle do të ndërtohet në afërsi të dy shkollave tjera të mesme; gjimnazit “Aleksandër Xhuvani”, dhe shkollës teknike “Fan S. Noli.

Me një ceremoni zyrtare këtë të shtunë do të vihet gurthemeli për ndërtimin e këtij objekti. Prezent do të jetë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.