Kurti: Mërgata jonë në Turqi është e madhe dhe e suksesshme

Kryeministri Albin Kurti thotë se gjatë vizitës së tij në Turqi nuk kanë munguar as takimet me mërgimtarët. 

“Çdo vizitë e jona jashtë vendit shoqërohet me njohje nga afër e shkëmbime të rëndësishme me pjesëtarë të mërgatës sonë. As në Turqi nuk mund të mungonin këto takime, aty ku mërgata jonë është e madhe dhe e suksesshme. Gjatë dy ditëve në Stamboll, takuam afaristë shqiptarë e me prejardhje shqiptare nga sektorë të ndryshëm që veprojnë në Turqi dhe bashkëbiseduam e u shoqëruam me mërgatën në Qendrën Kulturore në Zejtinburnu”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai ka shkruar se “ata janë përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi, lidhja ndërmjet dy shteteve dhe popujve dhe bartin një rol qenësor në afirmimin e vendit tonë dhe zhvillimin gjithmonë e më të madh të tij”.

Kryeministri Albin Kurti thotë se gjatë vizitës së tij në Turqi nuk kanë munguar as takimet me mërgimtarët.