Olympiacosi fiton Ligën e Konferencës

Olympiacosi është fitues i Ligës së Konferencës për edicionin 2023/24.

Olympiacosi të mërkurën mbrëma në Athinë e mposhti Fiorentina me rezultatin 1:0, me gol të minutës së 116-të.

Shënues ishte Ayoub El Kaabi. Goli i tij u konfirmua pas rishikimit të situatës në VAR. Për sulmuesin maroken, 30-vjeçarin El Kaabi, ishte goli i 11-të në nëntë ndeshje të Ligës së Konferencës.

Për Fiorentinan ishte disfata e dytë rresht në finale të Ligës së Konferencës.

“Viola” në edicionin e kaluar ishte mposhtur nga West Ham Unitedi, 2:1.

Për Olympiacosin ishte trofeu i parë në Evropë, në 99 vjet.

Trajner i Olympiacosit është spanjoll Jose Luis Mendilibar, i cili e mori drejtimin e skuadrës në dhjetor të vitit të kaluar.

Vitin e kaluar, ai e fitoi Ligën e Evropës me Sevillan, ndërsa ishte shkarkuar në muajin tetor.

Olympiacosi u bë skuadra e parë greke qe fiton trofe evropian.